03,07,2025

Ja kush janë 12 shqiptarët më të kërkuarit nga policia, 3 prej tyre femra

Must Read
Policia shqiptare

Pjesa më e madhe e tyre konsiderohen konsiderohen nga policia të rrezikshëm dhe të armatosur, ndërsa qytetarët ftohen të njoftojnë uniformat apo komisariatin dixhital në rast se zotërojnë informacione mbi këta individë.

1-Eduart Xhavit Kurti, 41 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

2 – Eduart Gani Kuliçi, 37 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje“. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

3 – Bashkim Riza Ferati, 37 vjeç, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

4 – Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim të të miturve”.

5 – Blenis Mihallaq Shyti, 33 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

6 – Fation Agim Muharremi, 32 vjeç, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, 42 vjeç i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

8 – Valentina Gëzim Tufina, 52 vjeç, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.

9 – Endrit Arben Daci, 29 vjeç, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Shenja dalluese: Endrit Daci, i ka flokët e rëna në pjesën e përparme. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

10 – Adriana Rakip Çakmak, 43 vjeç, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.

11 – Çetina Xheladin Zajmi, 59 vjeç, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.

12 – Florjan Robert Qafa, 38 vjeç, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img