05,05,2024

Ja çka ka ndodhur me të riun nga Kosova që i fitoi 25 mijë dollarë nga “Instagram“, pasi i gjeti gabime

Must Read

Gecaj deri tek bashkëpunimi ka ardhur pasi që ai ka arritur që për disa muaj të gjejë mangësi në sistemin e Instagram-it. Në këtë mënyrë fillimisht ishte shpërblyer me 25 mijë dollarë, por kompania ka kërkuar që studenti në fjalë të jetë pjesë e stafit të kompanisë.

Gecaj është nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, si dhe ndjek studimet në vitin e parë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike. Shkathtësitë dhe atributet e tjera ai thotë t’i ketë arritur falë këtij institucioni të arsimit të lartë.Deri më tani, ai është i vetmi student shqiptar që ka arritur të punësohet në këtë kompani, si dhe është një nga miliona përdorues të Instagram-it, që ka arritur të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, thuhet në njoftimin për media të këtij kolegji në Prishtinë.

“Ofertën e kam pranuar me kushtet që më kanë ofruar, tash do të filloj në intership me pagesë, derisa në muajt në vazhdim do të punoj në mënyrë të rregullt. Kam për detyrë të bëj analiza e raporte të ndryshme në regjionet e Evropës, konkretisht në pjesën e Ballkanit, dhe për mua është një arritje shumë e madhe.

Ligjëratat e mbajtura dhe në përgjithësi studimet anë meritore për suksesin që po e arrij”, ka theksuar Gecaj.Ndërkohë ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë edhe më tepër, në mënyrë që të gjejë mangësi të tjera në platforma të tjera sociale.“Kam provuar e testuar gjëra të ndryshme, si dhe do të vazhdoj që jo vetëm me Instagram por do të tentoj që edhe në kompanitë e tjera të gjejë gabime”, tha Gecaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img