24,12,2024

Ferizajasja i shkruan letër politikanit Kosovar

Must Read

Unë kurrë s`kam dyshuar për atdhetarinë tënde, as nuk dyshoj dot. Unë dyshoj për diçka tjetër.O të kanë helmuar, o je i verbër sot ?

Kisha dashur të kem një përgjigje prej teje, madje jo vetëm një.
Edhe pse e di se nuk është e lehtë të të drejtohem ty.

Jetoj larg por dora e disa pushtetarëve gjakatarë është forcuar dhe po vret pandarë.

Të kthehem tash tek pyetjet :

Si e bën gjumin politikan , a ëndërron ndonjëherë për dhembjet e çdo varfanjaku

Nuk keni vrarë fizikisht vetëm Arbnorin e Astritin, ju keni vrarë gjithë popullin liridashës, ju keni vrarë ëndrrën shekullore të çdo shqiptari.

Ju keni vrarë folën e vetme që ka mërgimtari, keni shuar zjarrin në kullat tona politikan.

Ti që ke luftuar për liri, ku je ti tani, ku e ke shpirtin tënd kush ta vrau ? kush të bëri kaq të heshtur, kaq të pandjeshëm. Ti ke qenë heroi ynë. Vet emri yt ka dridhur armikun. Kush e vrau heroizmin në shpirtin tënd, kush ?

Ti e din sa dëshmorë ranë për lirinë, amanetin e tyre ti më së miri e din, e nuk e sheh tërë këtë destabilizim?

Ti s’je ai që ishe dje patriot, përndryshe përse nuk i sheh :

-të sëmurët që trajtohen nëpër spitale aq keq

-të varfrit e jetimët që nuk kanë strehë

-fëmijët që plaken para kohe

-korrupsionin dhe ushqimet helmuese në shoqëri

-arsimin që ka rënë zi e më zi

-shqiptarë ilegal rrugëve të botës pa ngrënë e pa pi

Unë e di ka varfëri edhe në shtetet e mëdha, jam vetë pjesë e një projekti politik kundër varfërisë në Zvicrën e pasur, por askund si në Kosovë varfëria nuk trishton.

Kosova është vargu i Migjenit o politikan.

Ishim shembull i gjithë botës për tolerancë fetare. Tash tek ne mbretërojnë vetëm besëtytnitë djallane të urrejtjes më banale.

Ti politikan, ti mundesh të pastrosh shumë antivlera

Ti duhet më fuqishëm të n`a shërbesh, se sot për sot identitetin e vendit po ta mbajnë djemtë e vajzat nëpër diasporë.. Populli ynë gëzohet e bashkohet shqiptarisht e shpirtërisht me fitoret e të rinjve në diasporë ata po e ringrisin shpresën, përndryshe Kosovës tonë kjo politika yte ia ka humbur rrugën në oborr!

Bëj organizime, e pastrime, o rrëzo njerëz që s’kanë lidhje

Rrëzo e largo, sepse vetëm në këtë proces ti do ti kthehesh vehtes dhe vlerave për të cilat ke qenë i gatshëm të japësh edhe jetë.

Gjeje atë heroin e djeshëm brenda shpirtit tënd patriot gjeje sepse po se gjete ai bëhet i huaj e të vret

Ti me mosluftimin e padrejtësisë në vend po i vret vlerat e vëllau tënd Adem Jasharit, mos i lëndo tash shpirtërisht edhe gjeneratat e reja. Se edhe fëmiu yt do të ndjehet keq në të ardhmen në shoqëri, pikërisht sepse je ti në politik, je aty.

Nuk po them se sje atdhetarë, por ke afër vehtes sabotues, e ujq të uritur që po e hanë këtë vatan.

Unë po e ndjej ulërimën e tyre në mërgim, po ti aty a se ndjenë asnjë grimë ??????

Patriot ç`është tërë kjo shurdhërimë

Deri sot karrigen tënde e kanë mbajtur ndihmat që i bëjnë mërgimtarët, ata deri diku,aq sa kanë mundur e kanë mbajt fytyrën e vatanit se mooti moooti Amerika ta kish fshirë rasadin deri në hi me këtë politik që ke tani.

Afroji afër vehtes shqiptarët e mirë , dëgjoje zërin e më të mirëve në çdo parti ,bëju feniksi i shqiptarisë,e mos shko drejt sakatosjes sepse ti ishe Luftëtari i Lirisë!

Ti din të bësh edhe vepra të mira.. jam e sigurt se ti akoma di..ty akoma për Kosovën të dalin lotët nga ata sy . Kfillu pra , kfillu dhe bëj një hap të ri. Një të tillë me shumë dashuri.

Me shpresë se në Parlament do të ndërmarrësh diçka për hipermetropi, të përshëndes e të uroj suksese që të bëhesh NJERI !

Hava Kurti Krasniqi

Mërgimtare,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img