Ferizaj. 23.10.2018. Banorët e fshatit Tërrn të Ferizajt përveç problemeve tjera po përballen edhe me mungesën e ujit të pijes.
Banorët e fshatit Tërrn shumë herë u gjendën të rrethuar nga uji i cili vërshonte këtë fshat. Këto vërshime ishin edhe shkaktarë që këta banorë të kenë probleme edhe me artikullin elementarë të jetës, ujin e pijes.
Ujësjellësi ishte një shpresë për ta ku së paku nuk do të kishin edhe problemin e ujit të pijes gjatë kohës së vërshimeve.
Por ky problem si duket këta banor po i përcjellë edhe atëherë kur nuk ka as të reshura e as vërshime, pasi ujësjellësi sjellë ujë më të ndotur se gjatë vërshimeve.
Banorët e këtij fshati ankohen se ky problem po i përcjell verë-dimër.
“Përveç problemeve të shumta si fshat po ballafaqohemi edhe me mungesën e ujit të pijshëm si gjatë stinës së verës ashtu edhe gjatë dimrit. Uji për pije me të cilin furnizohet ky fshat është në gjendje shqetësuese, është i pa pijshëm dhe i rrezikshëm. Por kur vije te faturimi ai bëhet rregullisht e në shumicën e rasteve edhe në mënyrë paushalle. Sinqerisht jemi në hall” thotë një banorë i fshatit Tërrn.
Ky banor i fshatit Tërrn ka dërguar edhe një video ku shihet se me çfarë uji furnizohen këta banorë.
Kjo do të ishte një sinjal që kompetentët e “Bifurkacionit të merren më seriozisht me shkakun e kësaj ndotje.
Po edhe Instituti i Shëndetit Kombëtarë në Ferizaj nuk do të duhej të rrinte duarkryq dhe bëjë sehirë para një mundësie të përhapjes së ndonjë epidemie nga ky ujë i ndotur.
Por për çudi ky institut edhe pse quhet kombëtarë zakonisht mbikëqyrë burimet për të cilat është kontraktuar (si të ishte ndonjë kompani private e jo ISNTITUT I SHËNDETIT KOMBËTARË)