17,12,2025

Izraeli miraton ligjin që e karakterizon atë si shtet kryesisht hebre

Must Read

Ligji i “shtetit kombëtar” thotë se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e nxjerr gjuhën hebraike mbi atë arabe.

Ligjvënësit arabë reaguan me zemërim në parlament – njëri valëviti një flamur të zi, ndërsa të tjerë e shqyen ligjin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se miratimi i ligjit është një “moment përcaktues”.

“Njëqindenjëzetedy vjet pasi [themeluesi i Sionizmit modern, Theodore] Herzl, e bëri vizionin e tij të njohur, ne, me këtë ligj, përcaktuam parimin themelues të ekzistencës sonë”, tha Netanyahu.

“Izraeli është shtet kombëtar i popullit hebre dhe respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të tij”, shtoi Netanyahu.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ligjin, duke thënë se ai mund ta komplikojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img