08,09,2024

Ivanov: Për pranimin e Kosovës në UNESCO vendos Qeveria e re

Must Read

ivanov

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka thënë se qeveria e re e Maqedonisë do të shikojë interesin kombëtar dhe të vendos për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Uneso dhe ka shtuar se shpreson që ky vendim do të ishte në interes të të gjithëve.

“I mbetet Qeverisë së re që të shikojë interesin kombëtar. Çdo vend është i bazuar në interesat e veta dhe në radhë të parë mbron intresat e qytetarëve të saj”, tha Ivanov në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd me rastin e vizitës atje, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Ivanov rikujtoi se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të planifikuar për 11 dhjetor, dhe ky vend do të bëhet me parlament dhe qeveri të re e cila, thotë ai, do të ketë aftësinë për të rishikuar të gjitha vendimet e mëparshme.

Maqedonia në nëntor të vitit të kaluar ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Klan Kosova

The post Ivanov: Për pranimin e Kosovës në UNESCO vendos Qeveria e re appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img