19,11,2024

Iu mori telefonat, gjykata në Ferizaj dënon një person me katër vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.M. shtetas i Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç njoftohet, Gjyqtari i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin S.M. e shpalli fajtor për veprën penale detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.

“I pandehuri akuzohet se më 12.02.2016 në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, përmes kan osjes serioze me ar më ka detyruar të dëm tuarit E.R dhe L.A. të cilët fillimisht i pyet se ku gjendet “Viva Fresh”, ku të dëm tuarit hypin në veturë për të ia treguar “Viva Fresh”, ndërsa i pandehuri nën kër cënim të ar mës i dërgon në Pejë dhe atje i detyron që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që ua merr të dëm tuarve telefonat celular njëri “Iphone 4 S” dhe tjetri ” Samsung 4””, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img