Ferizaj.10.06.2017. Italianët të interesuar që ta përkrahin zhvillimin e arsimit profesional të Kosovës.Mundësi e mirë që nga ky bashkëpunim të përfitoi edhe Shkolla e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini”
Një delegacion italian i kryesuar nga drejtori i Departamentit të Arsimit Paruniversitar, Ecio Delfino, ka vizituar sot Shkollën e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” në Ferizaj.Mësohet se kjo viztë përbënë hapin e parë drejtë nisjes së një bashkëpunimi në mes shkollave profesionale të Italisë dhe Kosovës.Me këtë rast zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) kanë thënë se po punojnë ngushtë me palën italiane në jetësim e dy projekteve që do të ndikojnë dukshëm në avansimin e shkollave profesionale të Kosovës.
Agim Krasniqi, zyrta për trajnime në MASHT, ka thënë se ky bashkëpunim i nisur para një viti pritet që t’i jep rezultate e tij gjatë këtij viti me avancimin e dy projekteve.
“Jemi në avancim të dy projekteve të cilat do t’i shërbejnë kryesisht arsimit profesional, duke bërë shkëmbimin e përvojave të arsimit profesional italian, për t’i sjellur në Kosovë, në mënyrë që të krijohen lehtësira në ngritje e cilësisë së strukturave që i ofrojnë institucionet tona në raport me grupet e interesit, tregun e punës dhe nxënësit” ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër edhe pala italiane e ka vlerësuar këtë bashkëpunim duke thënë se Kosova ka një potencial të mirë që ofron në zhvillimin e arsimit profesional.
“Kam parë shkolla profesionale të avansuara, drejtor të përgaditur mirë dhe ambiente të mira pune.Këto janë parakushte për fillimin e një bashkëpunimi i cili do të shkoi në të mirë të të rinjëve.Ky është edhe misioni i jonë, ngase Evropa është e popujve dhe popujt duhet të takohen.Shkolla e ka misionin edukues, duke e rritur bashkëpunimin mund ta ndërtojmë të ardhmen” ka thënë Ecio Delfino, drejtor në Departamentin e Arsimit Profesional të Italisë.
Në anën tjetër edhe drejtori i SHMAT, Abdullah Imeri, ka thënë se ky bashkëpunim është në të mirë të zhvillimit ngase krijon kushte për shkëmbim të përvojave, të cilat mëpastaj mund të barten edhe tek nxënësit.
”Falënderojmë MASHT-in që ka zgjedhur shkollën tonë sepse krijon mundësinë për ne që të vendosim kontaktin e bashkëpunimit me shkollat p rofesionale të Italisë” ka thënë Imeri.
Ndryshe, këto vizita po shihen si një mundësi e mirë e vendosjes së kontaktit të bashkëpunimit me shtetet që kanë një nivel të lartë të zhvillimit të arsimit profesional.Ndoshta një fat të mirë do ta kenë edhe nxënësit dhe mësidhënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” në Ferizaj.