20,11,2024

Italia thirrje BE-së për angazhim më të madh për integrimin e Ballkanit

Must Read

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina janë në faza të ndryshme të bashkimit në bllok. Së fundmi, përplasjet e brendshme politike dhe marrëdhëniet e tensionuar në mes shteteve në rajon janë rritur dhe po paraqesin problem në këtë proces.

“Vendet e Ballkanit kanë rëndësi strategjike jo vetëm për Italinë por për gjithë Evropën”, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë vizitës në Shqipëri më 14 mars.

“Rreziku për destabilitet në vendet e Ballkanit është rritur dhe kjo mund të vë në pikëpyetje rezultatet e arritura deri më tani. Si pasojë e kësaj situate, BE duhet të rikonfirmojë rolin e saj si partneri kryesor në rajon dhe të dërgojë një mesazh të fortë për bashkëpunim dhe përkushtim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Italia do të jetë nikoqir i samitit të disa vendeve të BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor më 12 korrik në Triesta. I nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel katër vjet më parë, i ashtuquajturi procesi i Berlinit, çdo vit u jep rastin liderëve të Ballkanit Perëndimor të diskutojnë për projektet dhe platformat e përbashkëta me ndihmën e BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img