18,11,2024

Kjo është historia e konfliktit Rita Ora – Dua Lipa, këto janë mosmarrëveshjet midis tyre

Must Read

“Bac, çikat na zbardhen fytyrën”. Ky slogan ka përshkruar më së miri karrierën në botë të dy këngëtareve me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e Dua Lipa.

Por, nëse prejardhja nga shteti që të shtunën mbushi 10 vjet po i bashkon ato, Ritën dhe Duan po i ndan shumë fama globale. Ndonëse zhanret e muzikës së tyre diametralisht dallojnë, ka kohë që flitet për konkurrencë e inate mes dy artisteve.

Pa marrë parasysh se Rita dy ditë më parë e përmendi suksesin e Duas në botë, kjo e fundit sot duket se nuk po e kalon inatin me bashkëkombësen e saj. Një fotografi e personazhit filmik ‘Borat’ që e shpërndau Lipa në instagram, po interpretohet si sulm për veshjen e Rita Orës me të cilën u ngjit në skenë në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë pasur rastin që përnjëherë të jenë pjesë e koncerteve dhe evenimenteve të ndryshme e tejet të rëndësishme për industrinë e muzikës.

Por, pa marrë parasysh këtë, ato asnjëherë deri më tani nuk janë shfaqur bashkë, sikurse kishte ndodhur pak javë më parë, kur Rita e shqiptarja tjetër e famshme në botë, Bebe Rexha, bombarduan rrjetet me fotografinë e takimit të tyre.

Ritën dhe Duan, përveç famës i bashkon edhe prejardhja. Familjet e të dy këngëtareve me famë kanë jetuar në Prishtinë, e më pas janë zhvendosur në Londër. Megjithatë, disa herë është folur se dy artistet nuk kanë raporte mes vete. Madje, aludohet edhe për përplasje mes tyre.

E, si për koincidencë, në prestigjiozen britanike “The Guardian”, sot është publikuar një shkrim ku flitet për preferencat e kosovarëve ndaj dy këngëtareve.

Sipas The Guardian, Rita në Kosovë gëzon përparësi ndaj Duas. “Edhe pse Dua Lipa e lindur në Britani të Madhe nga prindër që e kanë lënë Kosovën në vitet 90’të ishte këngëtarja më e dëgjuar në vitin 2017, është Rita Ora ajo që është bërë pop simboli më i madh i qytetit (Prishtinës)”, shkruan The Guardian.

Dua Lipa kishte folur një herë për Ritan, por kishte thënë se nuk e njeh. E kishte fjalën për njohje personale.

“Prindërit tanë njihen mes vete dhe pak a shumë e njoh motrën e saj, por në përgjithësi e njoh përmes muzikës”, kishte thënë në nëntor të vitit të shkuar krijuesja e hitit “New Rules” që ka kaluar mbi 1 miliard klikime në youtube.

Po në atë kohë, mediat shkruan se Dua i kishte kërkuar Ritës ndihmë në fillimet e saja në industrinë e showbizit në Londër, pasi fama e Rita Orës veçse kishe marrë jehonë në glob, sidomos pas hitit debutues “Hot Right Now”, e më pas “RIP”.

Por, adhurueseve të të dy kosovareve iu deshën katër muaj të tjerë të presin për të marrë një lloj përgjigjeje nga Rita Ora për Duan. Dhe ishte pikërisht konferenca që Ora mbajti në Prishtinë, pak para koncertit të saj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për të cilin krijuesja e kolonës zanore të pjesës së fundit të filmit “Fifty Shades” erdhi falas që të interpretojë në festë. Rita Ora tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhën, për të cilën tha se tani e ka shoqe të ngushtë, raporton Gazeta Express.

Por, Ora iu shmang pyetjes së gazetarëve kosovarë nëse mund të presim ndonjë bashkëpunim mes tri shqiptareve të famshme në gjithë botën.

Ajo zgjodhi të flasë më shumë për Rexhen. Megjithatë, tha se “gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”. “Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”, ishte porosia e Rita Orës që e dha nga Prishtina.

Dy ditë më vonë, Dua Lipa, për të cilën u tha se refuzoi që pa para t’i bashkohet festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, po duket se nuk e ka ndër mend të tejkalojë ‘inatet’ me bashkëkombësen e saj. Lipa ka publikuar në instagram një fotografi të personazhit filmik “Borat”, që po interpretohet si përqeshje e veshjes me të cilën u paraqit Rita Ora të shtunën para një turme prej dhjetëra mijëra njerëzve që erdhën për ta parë në sheshin e Prishtinës.

https://youtu.be/gFPIWr_XaLo

Por, kosovarja që ka thyer rekord në youtube si artistja më e re që ka mbledhur një miliard klikime me hitin “New Rules”, jo çdo herë ka pasur inat me shqiptaro-britaniken, e cila para më shumë se dy viteve ishte ftuar nga ish-presidenti Barack Obama për të përformuar në Shtëpinë e Bardhë.

Lipa, kur ende nuk kishe debutuar fuqishëm në Britani, kishte thënë se ka ëndërr që t’i ngjajë Rita Orës. Ndryshe, Rita Ora po shijon suksesin e “For You”, kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, në të cilën edhe interpreton si aktore.Ndërsa Dua, e cila ka kaluar 1 miliard shikime në youtube, me “New Rules” ka arritur të hyjë në Top 5 të Billboardit amerikan.

Pjesë e këtij charti, Dua është edhe me krijimin e fundit të saj “IDGF”, që u lansua në më pak se dy javë më parë. 27-vjeçarja Rita Ora dhe 22-vjeçarja Dua Lipa deri më tash kanë nga një album të suksesshëm të lansuar ndërkombëtarisht. Të dy albumet i kanë titulluar sipas emrave të tyre, ORA, gjegjësisht Dua Lipa, dhe kanë kryesuar në chartet në Britani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img