Si ish- pjesëtar i UҪK-së ai ka pyetur se si është e mundur që për veprën e njëjtë, i njëjti person të gjykohet tri herë.
Pastaj, ka shtruar edhe pyetjen se si mundet që për rastet e njëjta të ngritet edhe një gjykatë e veçantë, pas Tribunalit të Hagës.
Isufi ka insistuar se lufta e UҪK-sw ka qenë e pastër si loti.
“Përkundër dhunës dhe gjenocidit që ka bërë Serbia, UҪK është përmbajtur në raport me popullatën civile”, ka thënë Isufi.
Pikërisht për këtë fakt, sipas tij, UҪK-ja ka gjetur edhe mbështetje nga forcat ndërkombëtare.
Tek më vonë, sipas tij, kanë dal dëshmi të fabrikuara për ushtarët e UҪK-së.
Ai ka shprehur bindjen se Gjykatë më speciale se Tribunali i Hagës për trajtimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë.
“Specialja do ta ketë fatin e njëjtë. Edhe prej saj, të akuzuarit do të dalin të pafajshëm”, ka thënë Isufi.
Ai ka potencuar se për shkak të ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, ka ardhur deri te Gjykata Speciale.
Isufi nuk është pajtuar që kjo gjykatë të mos e ketë selinë në Kosovë, por jashtë saj.
“Sikur të ishte krijuar Gjykata në Kosovë, kishim dhënë prova edhe para bashkësisë ndërkombëtare se jemi të gatshëm ta luftojmë krimin e korrupsionin. Por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Isufi në emisionin Politikë të drejtuar nga Sejdi Demiri.
.