17,06,2025

Ismaili nënshkruan kontratën për Spitalin e Ferizajt

Must Read

25.01.2018. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot kontratën për Spitalin e Ferizajt. Nënshkrimi i kësaj kontrate i hap rrugë fillimit të punimeve për ndërtimin e këtij spitali, i cili është zvarritur tani e disa vite.

Në njoftim, thuhet se Ismaili ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate është një lajm i mirë për qytetarët e Ferizajt, të cilëve u ka munguar një spital i denjë ku ata do të merrnin shërbimet profesionale, të cilat i meritojnë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për qytetin e Ferizajt dhe qytetarët e tij. Atyre u ka munguar një spital për shumë vite. Unë iu pata premtuar qytetarëve të Ferizajt që posa ta marr detyrën do ta shtyj përpara këtë proces, dhe sot kjo u bë realitet”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se ndërtimi i spitalit do të përfundojë brenda 3 vjetëve.

“Ky projekt është paraparë të përfundojë brenda tri vjetëve, pra brenda këtij mandati qeverisës. Kurse, unë do të jem garantues i respektimit të afateve ligjore, pasi që ky projekt mjaft është zvarritur”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img