27,11,2024

Ismaili: Mjekët dhe infermierët marrin pagat e kujdestarive me rritje

Must Read

Bëhet fjalë për 45 për qind rritje për kujdestaritë e mjekëve dhe 15 për qind rritje për orët shtesë për infermierë.

Kjo rritje ka ardhur pas nënshkrimit të kontratës kolektive që ministri Ismaili e ka bërë me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

“Urime për të gjithë mjekët dhe infermierët tanë, të cilët i kanë marrë pagat e kujdestarive me rritje. Mirëqenia e profesionistëve shëndetësorë nuk do të lihet më anash, por do të jetë në qendër të reformave tona, krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. Ai ka shtuar se kjo nuk do të jetë e tëra në përmirësimin e kushteve për mjekët dhe infermierët. “Nuk do të ndalemi me kaq në përmirësimin e kushteve për kthimin e dinjitetit për ta. Ne po punojmë edhe në Ligjin për Paga, ku për personelin tonë shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img