29,12,2024

Ishin arrestuar duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, njëri nga serbët ka lidhje me MPB-në e Serbisë

Must Read

Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë pasi ishte kapur duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress, përveç të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave të gatshme.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V. Jankovic dhe D. Dolasevic të cilët kishin blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Serbët e arrestuar mbrëmë në këmbim të shtetësisë serbe, disa kosovarëve u kanë marrë të holla. Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari kosovar që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.

Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.

Në kryeqytet, janë takuar me kosovarin tjetër, të cilit ia kanë sjellë dokumentet serbe, dhe më pas kanë dalë për të blerë uniforma ushtarake.

Në orët e pasdites, pasi kanë blerë emblemat, Policia e Kosovës i ka ndaluar dhe i ka arrestuar të pesë të dyshuarit. Tre shtetas të Serbisë nga Nishi dhe dy shtetas kosovarë, njeri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtinë.

Përndryshe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë. /KP/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img