17,11,2024

Ish-shefi i BE’së në Kosovë i zhgënjyer me EULEX’in dhe dialogun

Must Read

I pyetur se si e sheh situatën në Kosovë dhe dialogun dypalësh nën patronazhin e BE, Feith tha në një intervistë për agjencinë serbe Tanjugut, se është i zhgënjyer me rezultatet e punës së EULEX-it, si dhe nga dialogu ende nuk ka asgjë konkrete.“Që nga viti 2008, qëllimi ishte forcimi i sundimit të ligjit, edhe pse shumë është bërë, ende nuk kemi arritur qëllimin, gjë që ngadalëson shanset e Kosovës në rrugën drejt BE”, tha Feith, transmeton lajmi.net.Sipas Feith, e vetmja mënyrë që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE është të tejkalohen problemet mes fqinjëve, andaj thotë se ka shumë punë për t’u bërë.Ai thotë, se është i shqetësuar se edhe pas gjitha përpjekjeve të bëra që nga mesi i viteve 1990 për të kapërcyer armiqësinë dhe për të arritur pajtimin, nuk ka ardhur ende mirëqenie për qytetarët e vendeve në fjalë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img