16,06,2025

Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane

Must Read

Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.

 

“Çdo njeri e ka idenë e vet se çfarë është domethënia e ‘american dream’ dhe kurrë nuk është mjaft. Jam duke e jetuar ëndrrën time me të gjitha të mirat e të këqijat që i ka”, thotë aktorja nga Kosova, e cila kohëve të fundit ka jetësuar një ëndërr të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qysh prej prillit të vitit 2012.

Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Veliu – e cila ka mbaruar studimet për aktrim në New York – rrëfen sesi ka qenë rrugëtimi i saj në botën e reklamave, modelizmit e aktrimit dhe sesi përfundoi në kastën e një seriali siç është “Girls” në SHBA, në një vend ku ajo do të shkonte për herë të parë si refugjate lufte

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img