24,11,2024

Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj bllokojnë Komunën, kërkojnë takim me Mustafën dhe Veselin

Must Read

Ish punëtor të Fabrikës së Tubave n Ferizaj sot kanë bllokuar  sallën e Kuvendit Komunal  në Ferizaj    dhe  kërkojnë që kërkesat e tyre   dhe vendimet e gjykatave relevante  në Kosovë të ekzekutohen.

Pas lajmit të djeshëm se  greva e ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj është pezulluar përkohësisht  në Prishtinë,  një numër i madh i tyre   paraditen e së mërkurës kanë bllokuar sallën e Kuvendit Komunal në Ferizaj .

Fabrika e Tubave1

Sipas    udhëheqësit të sindikatës së  këtyre punëtorëve ata do të qëndrojnë deri sa të plotësohen  4 kërkesat të cilat tani ata  i kanë vënë në hyrje të sallës.

Ata  tani kanë  katër kërkesa   për të cilat thonë se deri në realizimin e tyre do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Kërkesat e tyre janë;

1 Kërkojnë  takim urgjent me  kryetarin e Kuvendit të Kosovës,Kadri Veselin dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

  1. Kërkojnë nga bordi i AKP-së që më së largu deri më 10 qershor të marr vendim për  lejimin e mjeteve për të bërë  pagesën e borxhit në tërësi.
  2. Kërkojnë solidarizimin e deputetëve të nivelit qendrorë nga zona e Ferizajt.
  3. Kërkojnë nga kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, që tu ofroi kusht të domosdoshme për qëndrim deri në realizimi e kërkesave të para e sidomos me asistencë mjekësore.

13149878_10207696488588557_1941309784_n (3)

”Këtu jemi ti paraqesim brengat të cilat janë vjetruar dhe ka ardhur fundi i zgjidhjes së problemit të 920  të ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave.Ky problem është zgjidhur me vendimet e gjykatave relevante në Kosove dhe Kuvendit por deri më tani nuk është ekzekutuar.Kjo pagesë për shkak të bordit jo funksional të AKP-së  nuk është kryer.Tani bordi i AKP-së është kompletuar por nuk po ekzekutohet vendimi i pagesës. Përfaqësues të AKP-së kanë  deklaruar se pa marrë dritën jeshile nga Qeveria  pagesa nuk mund të kryhet. Në rastin tonë nuk po zbatohet ligji” tha Ali Azemi,kryetar i sindikatës së punëtorëve.

Azemi kërkoi nga 9-të deputetët që  të luajnë rolin e tyre dhe  të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të cilët i përfaqësojnë.

Me këta punëtor është takuar nënkryetari i Ferizajt, Xhavit Zarii  i cili ka biseduar me këta ish punëtorë.

“ Problemi i këtyre punëtorëve është i njohur për të gjitha instancat në Kosovë. Fatkeqësisht po ndodh ajo që po ndodhë,mos respektimi i ligjeve në Kosovë. Ky nuk është i vetmi problem i mosnjohjes së ligjeve.Do të ishte mirë që me kohë të thuhej se nuk mund të realizohet kjo pagesë e jo të caktohen data e kështu të zhagitet aq shumë. Jam për respektimin e ligjit dhe vendimeve institucionale. Por këtu ne si Komunë nuk mund të bëjmë asgjë sepse nuk ekziston mundësia që ne të ndihmojmë. Edhe largimi i fundit  i protestuesve nga vendi i protestës është edhe njëra prej shkeljeve të ligjit.Ne, qëndrimin e juaj këtu nuk mundë ta refuzojmë por nuk mundë të ndihmojmë asgjë” ka thënë Zariqi.

Zariqi tha se “Unë si nënkryetar mundë ti përcjellë kërkesat e juaja për këto kërkesa.Salla është e qytetarëve dhe unë nuk kam asgjë kundër.kësaj përderisa nuk vendos dikush më lartë për këtë”

Ish punëtorët ende po qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe po presin që  dikush nga ata  cilët  i kanë  kërkuar të takohet me ta.

13220082_10207696488868564_2002995189_n (1) Fabrika e Tubave 2

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img