Ai tha se ishte periudhë kur ishte në depresion pasi i kishte vdekur nëna, dhe ishte i bindur se rrugëtimi i tij ishte për të ndihmuar njerëzit, siç kishin ndihmuar të huajt në Kosovë, gjatë luftës, shkruan Express.
“Jam nisur në Siri bashkë me dy shokët e mi. I bindur se isha në rrugë të drejtë. Para pak ditësh me kishte vdekur nëna, dhe kjo ishte një arsye shtesë”, tregoi ai duke folur në konferencën ndërkombëtare mbi luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ai tregoi se kur mbërriti atje pa se aty ishte një ideologji vrastare, dhe betohet se nuk i mori jetën askujt.
“Faleminderit Allah që më mbrojte”, falënderoi ai Zotin derisa fliste i emocionuar për përvojën e tij, duke u zotuar se është i gatshëm të kontribuojë në deradikalizimin e të tjerëve.
Ai bëri thirrje që të mos fajësohen myslimanët për gabimet e besimtarëve, ashtu siç të mos fajësohet i gjithë kombi për gabimin e disa shqiptarëve.
.