17,11,2024

Ish luftëtari i UÇK-së kërkon ndihmën tuaj për shërim jashtë vendit!

Must Read

Kemajl Rexhepi, banorë i fshatit Godanc të epërm të Komunës së Shtimës, i cili iu kishte  përgjigjur thirrjes së atdheut për ta mbrojtur Kosovën, ishte kthyer nga Gjermania për t’iu bashkuar UÇK-së.

I cili tani  vuan nga një sëmundje e rëndë që po kërkon ndihmën e qytetarëve  për shërim jashtë vendi.

Vëllau i tij, Idajet Rexhepi është njoftuar nga doktoresha kujdestare në reapartin e Klinikës Intensive në QKUK në Prishtinë se Rexhepi sipas testit që kanë bërë nuk mund të i lëvizë gjymtyrët, konkrektisht këmbët për shkak të një fatkeqësie që i ka ndodhur muajin e kaluar

Ai ka treguar se në atë rast kur është rrëzuar në lartësi rreth 4 metra, ka dëmtuar rëndë Palcën Kurrizore.

Njoftimi i plotë për Kemajl Rexhepin:

Sot më 09.12.2017 unë Idajet Rexhepi u njoftova me një lajm të rëndë nga doktoresha kujdestare në repartin e Klinikës Intensive në QKUK në Prishtinë e cila më tha se vëllau im Kemalj Rexhepi, sipas testit që kanë bërë pacienti nuk ka ndjeshmëri dhe nuk mund të lëvizë gjymtyrët, posaqërisht këmbët për shkak të një fatkeqësie që i ka ndodhur më 22.11.2017, kur është rrëzuar nga një lartësi rreth 4 metra, dhe ka dëmtuar rëndë Palcën Kurrizore në përpjekje për ta siguruar minimumin e ekzistencës familjare.
Gjatë kohës së okupimit, Kemajli i lindur më 17 Nëntor 1975 në Godanc të epërm, Komuna e Shtimes, ju përgjigj me krenari thirrjes së atdheut për ta mbrojtur Kosovën, u kthye nga Gjermania dhe ju bashkua radhëve të UÇK-së.
Kemajli tani gjendet në seksionin e mjekimit intensive. Komisioni mjekësor për trajtim jashtë Kosove i dha lejen për tu trajtuar jashtë vendi më datën 04.12.2017, mirëpo befasues për ne ishte fakti se nuk ishte kualifikuar si rast urgjent, kështu që në Ministrinë e Shëndetësisë ne e dërguam kërkesën me Nr.17-1884 më 07.12.2017 dhe ata na njoftuan, se rasti do te trajtohet si i rregullt sepse ne letren referuese nga komisioni mjeksor nuk është shkruar si rast urgjent. Diagnoza është: Polytrauma Fractura multifragmentaria vertebrae C5 instabilitas.
Më vonë kam provuar të kërkoj ndihmë për vëllaun tim nga Komuna e Shtimes, por nuk gjeta ndonjë mbështetje konkrete.
Poashtu më 30.11.2017 kam kërkuar ndihmë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, Aty përveç që u desht ti paguaj 15 euro për ta marrë kartelën e re,  nuk ka pas deri tani asnjë lloj ndihme e as ndonjë vizitë në Spital.
Po ashtu më 08.12.2017 kam kërkuar një takim të shkurtë me Labinot Tahirin, meqenëse rastësisht e takova në shkallët e klinikës në QKUK duke e njohur si njeri humanitar që po merret me raste të rënda të sëmundjeve, por as ky nuk gjeti pak minuta kohë sa për ta kuptuar se për kend dhe për qfar rasti po bëhet fjalë.
Tani ne po presim ditën e Martë më 12.12.2017, Kur do të tubohet komisioni për ti trajtuar rastet e rregullta për trajtim jasht vendi që ta kuptojmë se far lajmi do të marrim nga Ministria e Shëndetësisë, nëse kërkesa jonë do të aprovohet ose jo, për të na ndihmuar në operacionin e unazave.
Shpresën tonë e kemi mbështetur te mjekët e klinikës intensive të cilët i falënderojmë për trajtim dhe përkujdesje, pastaj te njerëzit e vullnetit të mire qe po na përkrahin si dhe  te i madhi Zot që mund ti ndihmojë secilit.
Njoftimin e bëra për arsye të pamundësisë që tu përgjigjem të gjitha telefonatave të të interesuarve që ta dine gjendjen e Kemajlit. Ju falënderoj të gjithëve për telefonata dhe kërkoj falje që ndonjëher nuk po mundem që tu përgjigjem./Indeksonline

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img