24,11,2024

Isakov: E vërteta e rëndë për Trepçën

Must Read
Mile Isakov

Këshilltari i dikurshëm i kryeministrit Zoran Gjingjiq, e po ashtu edhe ambasador i mëhershëm i Serbisë në Izrael, Mile Isakov ka thënë se shefi i qeverisë Aleksandar Vuciq bëri veprime qesharake në lidhje me gjigandin e minierave dhe minerale në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.

“Kush është me këtë rast i marrë e kush i trazuar? Ata e miratuan ligjin në Kuvend, ne i përgjigjemi me një vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa më thjesht nuk ka mundur të bëhet. Thjesht gjeniale! Po si nuk u kujtua kurrkush më herët për këtë gjë? Nuk e japim dhe pikë. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thënë edhe për Kosovën, e është pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasurinë. Dhe atë e bën në mënyrë të njëjtë (sikur kur e shpalli pavarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkruar Isakov, duke ironizuar veprimin e Beogradit në një kolumne të botuar në shumë medie të Serbisë, transmeton Klan Kosova.

“Ne bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë cështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi, në fakt, nuk është kërcënuar siguria, thotë Vuciq, dhe për shkak se e dimë që me këtë nuk do të arrinim asgjë. Po cfarë duam atëherë? Kurrgjë, sikur deri tashti. Do ta shpallim fitoren dhe do të fitojmë. Do ta fusim kokën në rërë dhe do të shtiremi sikur gjithcka është në rregull. Sa na përket neve, Trepca është e jona, sikur edhe Kosova. E në të vërtetë, nuk janë “.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img