11,09,2025

Irani ofron ndihmë në zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh

Must Read

irani-655x356

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka ofruar rol ndërmjetësues në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë, lidhur me konfliktin në Nagorno-Karabakh.

Rohani e bëri këtë ofertë në telefonata të ndara gjatë ditës së sotme, që zhvilloi me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia, me Ilham Aliyev, gjegjësisht Serzh Sarkisian.

Ai tha se Teherani është i gatshëm që t’i përdorë të gjitha mjetet paqësore për arritjen e zgjidhjes së dallimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, përmes dialogut politik, raporton agjencia iraniane e lajmeve, IRNA.

Rohani u ka bërë thirrje Aliyevit dhe Sarkisianit që të bëjnë të pamundurën në ‘zbatimin e plotë të armëpushimit, të monitorimit të tij dhe të arritjes së paqes në kufijtë mes të dyja vendeve”, raporton IRNA.

Presidenti i Iranit ka paralajmëruar se nga këto tensione në rajon mund të përfitojnë terroristët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img