08,07,2025

Irak: Nuk ka “dëshmi” për sulm kimik të IS-it në Mosul

Must Read

Zoti Alhakim tha mbrëmë se Bagdadi “me të vërtetë nuk ka gjetur dëshmi” përkundër raportit të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, para një jave, se dhjetëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë trajtuar për shkak të ekspozimit të mundshëm me përbërës të armatimit kimik në qytetin irakian, Mosul, prej 1 marsit.

Këto komente, ambasadori Alhakim i ka bërë në një seancë të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Mosul, ku kanë folur shefi i OKB-së për ndihma humanitare, Stephen O’Brien, dhe përfaqësuesi i lartë i OKB-së për çarmatim, Kim Won-soo.

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft, i cili është kryesues i Këshillit të Sigurimit këtë muaj, tha se ka organ me 15 anëtarë beson se hetimi irakian për sulme të mundshme me armatim kimik nuk kishte përfunduar “definitivisht”.

“Ne shprehim shqetësim për raportet për përdorim të mundshëm të armatimit kimik nga Daeshi dhe ne kërkojmnë që të ketë rezultate të hetimit irakian për këto akuza”, tha Rycroft, pas takimit të Këshillit të Sigurimit, duke iu refereuar me emrin arab, Daesh, grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit

Valon Kleqka nga Ferizaj shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit "VALON KLEQKA" B.I me NUI:810126145, lëshuar nga ARBK

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img