20,10,2025

Investimi 50-milionësh, afër dështimit

Must Read

Projekti i ndërtimit të fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve energji elektrike nuk ka filluar të realizohet ndonëse kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i kontratës. Në Komunën e Mitrovicës kanë thënë se kompanisë “Green 3Power” i është dhënë një afat deri në fund të janarit që ta qartësojë situatën nëse do ta realizojë projektin ose do të tërhiqet. Por, ndonëse zyrtarë të Komunës kanë kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, këta nuk janë lajmëruar fare, së paku deri më tash.

Komuna ka ende shpresë

Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, i tha “Zërit” të martën se kanë kontaktuar me përfaqësues të kompanisë, nga të cilët kanë kërkuar që të tregojnë nëse duan ta realizojnë projektin ose të tërhiqen. “Kemi kontaktuar me përfaqësues të kësaj kompanie dhe kemi kërkuar nga ata që të qartësohen, a dëshirojnë ta realizojnë projektin për të cilin vetë kanë shprehur interesimin, apo duan të tërhiqen – nëse tërhiqen, atëherë ne do t’ua marrim tokën që ua kemi ndarë për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve energji elektrike në Zonën Ekonomike”, ka thënë Mujka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img