03,05,2024

Investime të shumta në qytetin e Ferizajt

Must Read

Të enjten në Ferizaj, është bërë asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj”.

Për të parë nga afër punimet ne asfaltimin e kësaj rrugë doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me kryesuesin e Kuvendit të Komunës Faruk Gurin dhe drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin.

Kryetari Svarqa, këtë projekt e ka vlerësuar tejet lartë duke thënë se asfaltimi i kësaj rrugë është tejet i rëndësishëm për shkak të asaj se këtu afër gjendet edhe Kazerma e FSK-së si dhe objekti i AKI-së.

“Kjo është një dëshmi që qyteti i Ferizajt, çdo ditë po ndryshon pamjen e saj për të mirë, dhe ky është shembull se si punohet edhe me mjete të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak se nga mjetet e Ministrisë së Infrastrukturës po asfaltohet rruga “Besim Ndrecaj” që lidhe këtë pjesë të qytetit përmes hyrjes nga kazerma e FSK-së dhe objekti i AKI-së e deri tek Bifurkacioni”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar qytetarët e kësaj pjesë të qytetit që kanë liruar pronat e tyre për asfaltimin e rrugës.
Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, po ashtu ka falënderuar edhe ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharkun, i cili ka inkorporuar projektin e kësaj rrugë, në kuadër të shumë projekteve tjera që janë duke u realizuar.

“Unë falënderoje ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharkun i cili ka qenë më dorëlirë sa i takon asfaltimit të kësaj rruge, e cila është inkorporuar në projektet madhore të asfaltimit të rrugës siç është rruga “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami”. Po ashtu ne po presim që kërkesat tona që i kemi pran kësaj ministrie të vendosen pozitivisht, të cilat ndërlidhen me zgjerimin e hapësirave të gjelbërta përmes drunjtëve dekorativ dhe përmes zgjatjes së rrugës “Brahim Ademi” ,deri tek rruga që shpije për tek Parku i Lirisë e cila do të vazhdohet po ashtu me katër korsi, e cila do të përfundoje me një rreth-rrotullim. Investimet po i kthehen Ferizajt, dhe gjysma e këtij viti do të shënojë ndryshime në qytet, duke filluar me rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në qytetit dhe ndërtimin e sheshit të qytetit”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër banorët e kësaj pjese të qytetit kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Ata thanë se kjo rrugë është dashur që të rregullohet qysh me parë.

Rruga “Besim Ndrecaj” ka një gjatësi prej 700 metra, ndërkaq do të asfaltohet me dy shtresa të asfaltit dhe ka një gjerësi prej gjashtë metrash. Kjo rrugë buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës, i kushtoi 80 mijë euro.

13701187_1215833665118121_4844690599711809713_o 13710542_1215833568451464_8965403941505992490_o 13765899_1215833575118130_8937988797818430532_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img