17,11,2024

Intervista e regjisorit Besim Ugzmajli me rastin e marrjes së çmimit “Dokumentari më i mirë” në Festivalin filmik ALBANIAN FILM WEEK në NEW YORK

Must Read

Unë jam Besim Ugzmajli, jam pjesëmarrës në festivalin Albanian Film Week, që sonte ishte në natën përmbyllëse, me ç’rast u dhanë çmimet për më të mirët e këtij festivali.
Filmi im dokumentar, “PËRTEJ PORTAVE” sipas jurisë është shpallur filmi im më i mirë dokumentar në këtë festival. Dhe normalisht ka qenë një kënaqësi, parasëgjithash të jem pjesë e këtij festivali, e sigurisht pastaj për t’u shpërblyer në këtë festival.
Dokumentari përtej portave flet për të burgosur të cilët marrin zanate, profesione, e trajnime të ndryshme brenda burgut, të cilat trajime bëhen për shumë arsye, dhe brenda këtyre arsyjeve, e arsyeja kryesore është që të burgosurit të gjejnë hapësirë të funksionalizojnë jetën e tyre, përkatëisht të risocializohen në shoqëri pas mbajtjes së burgut.
Brenda këtij dokumentari janë tri personazhe shumë interesante.
Një artist , djalë i ri, i cili pret pas përfundimit të burgut, (i cili në këtë kohë kur po flasim, sigurisht është liruar nga burgu), i cili pret risocializimin e tij përmes pikturës. Pastaj personazhi i dytë është një grua e cila ka mbajtur trajnime për rrobaqepësi dhe familja e saj ka përgaditur hapësirën dhe makinën qepëse, që pasi kjo të lirohet nga burgu, të filloj të merret me këtë punë e cila do të ndihmoj për një pavarësi të saj ekonomike dhe për risocializimin e saj brenda rrethit të saj, me klientët e mundshëm që do të ketë.
Dhe personazhi i tretë është një femër e cila është liruar nga burgu, mirëpo që nuk ka mbërri të gjejë punë, pavarësisht trajnimeve të saj që ka kryer në burg, e ai trajnim ka qenë për floktari.
D.m.th pakashumë ky është dokumentari që u shpërblye sonte në Albanian Film Week në New York.
 Cilat janë disa prej projekteve tjera që janë kryer më përpara, ose mund të ju shikojmë së shpejti.
Projekti im i fudnit ka qenë një shfaqje teatrore në Teatrin Kmbëtar në Prishtinë, ndërsa projekti që është në rrugëtim e sipër, është filmi “Forgive me” (M’fal), i cili posa ka përfundur, dhe është rrugës së tij drejtë disa festivaleve të cialat besoj do të zë vend, dhe flitet për disa festival shumë të rëndësishtme në Europe dhe amerikë, besoj që shumë shpejt do tëkemi pamjet e pare, i cili film ka marr edhe përshtypjet e pare në festival të caktuar dhe në USA
Cilat janë disa nga temat që ju interesojnë të cekni në skenare tuaja, apo projektet tuaja.
Mua të pëlqen të merrem kryesisht me branda të brendshme njerëzore, sigurisht me ato të cilët bartin njerëzit dramën të cilën e kanë të vështirë t’a përshfaqin tek njerëzit të tjerë, dhe mua më intereson të përpiqem të depërtoj në psikologjinë e tyre, dmth në mendime e tyre që i fshenin apo i kamoflojnë që t’i prezantojnë para shoqërisë së tyre, përshkak konsideroj që drama intime e çdo njeriu është drama më e madhe dhe më e rëndësishme në shoqërinë jo vetëm të sotme, por në shoqërinë e gjitha kohërave ndoshta.
Dhe unë pakashumë përpimeqem që përmes rrëfimeve të mija të treguara përmes kinematografisë të paraqes shpirtin njerëzor dhe ndoshta edhe dramat më të errërta dhe më të fshehta të qenies njerëzore në hapësirën që më rrethon, përkatësisht në Kosovë dhe në hapësirën ku jetoj.
Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për artin shqiptar dhe për artistët e rinj që duan të ndjekin këtë rrugë?
Mezazhi im është që ata të mos të ndalen asnjehërë duke punuar. Karriera artistike është jashtëzakonisht e vështirë, dhe vazhdon të jetë edhe për mua dhe për secilin shqiptar që bënë përpjekje të merret me art, dhe normalisht që është vetëm një rrugë : mos me u ndal me u marr me art.
Arti nuk është një sukses i përnjëhershëm, nuk është një lojë fati e cila do të buzëqeshë papritmas, por është një punë e vazhdushme, një shtresim i vazhdueshëm për të mbërri drejt qëllimeve tuaja. Dhe këto shtresime normalisht duan shumë përkushtim dhe kohë.
Gazetarja: Cilat janë disa nga ëndrrat tuaja të cilat dëshironi të reazlioni në të ardhmen?
Unë jam i varur në aspektin e të bërit film dhe teatër, e sidomos në film jam shumë i koncentruar, dhe ëndrrat e mija janë t’i realizoj idetë e mia filmike, dhe kjo është parasëgjithash. Pastaj idetë e realizuara nuk e di se ku do të përfundojnë, ndoshta do të kenë sukses, e ndoshta jo, por unë kënaqem me faktin që krijoj mundësi të realizoj filma të cilët kam në mnedje.
Gazetarja: Ishte me të vërtet kënaqësi të kishim praninë tuaj këtu në festivalin e filmi shqiptar në Albanian Film Week në New York, dhe ju uruojmë sukse të mëtutejshme, dhe urime për fitimin e çmimin “dokumentari më i mirë”.
Falemindërit shumë për mikëpritejn, dhe për gjithçka të mirë që ka ofruar festivali dhe njerëzit të cilët organizojnë këtë festival.
Gazetarja: ju pëershëndesim nga njujorku.
Faleminderit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img