19,12,2024

Interpoli sjell me pranga në Tiranë Martin Maroçin, vrau bashkatdhetarin e vet në Greqi në 1997

Must Read

interpoll-650x358

Në Rinas, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë i shqiptarit Martin Maroçi ose i njohur ndryshe me emrin Mark Çupi, 43 vjeç, lindur në Klos, Mirditë.

Në datën 24 nëntor 1997 në Kalithea, Greqi, Martin Maroçi (ndryshe Mark Çupi) në bashkëpunim me shtetasin P.C. kanë vrarë shtetasin N.A, njoftoi Policia e Tiranës.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Romën, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.531, datë 17.10.2014 , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim “ dhe “Mbajtjes pa leje te armëve luftarake“ parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img