Minimaratona e cila do të mbahet këtë të shtunë nga Policia e Kosovës,Rajoni i Ferizajt në bashkëpunim me shoqërinë civile ka zgjuar interesim të shumë qytetarë.
Minimaratona e cila do të mbahet këtë të shtunë nga Policia e Kosovës,Rajoni i Ferizajt në bashkëpunim me shoqërinë civile ka zgjuar interesim të shumë qytetarë.
Që nga dje në sheshin e qytetit ka filluar shitja e numrave për pjesëmarrje e që të gjithë të interesuarit mundë të regjistrohen deri nesër në kohën kur fillon kjo Minimaratonë.
Gazmend Hoxha,drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt ka thënë se sipas interesimit pritet që të arrihet numri I paraparë për pjesëmarrje në këtë Minimaratonë.
“Ka një interesim të madh si nga institucionet po edhe nga qytetarët. Besoi se nesër do të arrihet numri i parashikuar prej 300 deri ne 500 pjesëmarrës” ka thënë Gazmend Hoxha ,drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt
Sot edhe qeveria komunale e Ferizajt në krye me kryetarin Muharrem Svarqa janë pajisur me numra për pjesëmarrje në këtë Minimaratonë.
Kjo Minimaratonë zhvillohet në një gjatësi prej 4 kilometra dhe fillon nga sheshi Adem Jashari deri tek rrethi prapa Sallës së Sporteve “Bill Clinton”
Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në ndihmën familjeve në nevojë të Komunës së Ferizajt.