28,11,2024

Inter premton atmosferë fantastike, mbi 35 mijë abonime të shitura

Must Read

Edhe pse tifozët e Interit do të shpresojnë deri në fundin e kësaj merkatoje që drejtuesit t’i dhurojnë një goditje të bujshme në merkato, i janë përgjigjur me entuziazëm fushatës së re të abonimeve.
Populli zikaltër në futbollin italian premton një stadium elektrizues për nisjen e sezonit të ri.

Që përpara nisjes së teserave të abonimit që ishin shitur, kuota kishte kaluar 20 mijë, por tani, 1 muaj nga ndeshja e parë në shtëpi, ky numër është thjesht kujtim.
Drejtuesit e Inter raportuan, jo pa krenari, se është kaluar shifra e 35 mijë tifozëve të abonuar. Efekti i rikthimit në Champions League dhe merkatoja pozitive kanë qenë efektive në joshjen e mbështetësve.
Kështu të dielën e 26 Gushtit në ndeshjen ndaj Torinos, Inter premton një stadium të tejmbushur dhe entuziazëm që mund të ndihmojë ekipin në marrjen e 3 pikëve të para.
Skuadra zikaltër është thuajse në limitin e “sold out” të abonimeve pasi 50% e biletave për tifozët e Inter në San Siro, shitet para nisjes, transmeton “TCH”.
Për të parë numra kaq të rëndësishëm në fushatën e tifozëve, Inter duhet të zbresë në vitin e tripletës kur asokohe abonimet kaluan 40 mijë tifozë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img