21,12,2025

Inter harron humbjen me Sassuolon, rikthehet Nainggolan

Must Read

Pas debutimit për t’u harruar ndaj Sassuolos, ku u mposht me rezultatin minimal 1-0, Interi po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale para tifozërisë zikaltër, që do të luhet në “San Siro”, të dielën në mbrëmje dhe mysafire do të jetë skuadra e Torinos.
Trajneri Luciano Spalletti ka përgatitur disa ndryshime për krahasuar me formacionin që startoi përballë Sassuolos, teksa këtë fundjavë do të rikthehen nga minuta e parë Perisiç dhe Milan Skriniar, ndërsa Keita Balde është në balotazh me Matteo Politanon.
Në stërvitjen e pasdites së sotme, tekniku zikaltër ka marrë një lajm mjaft të mirë nga infermieria, pasi blerja më e bujshme verore e Interit, Radja Nainggolan është stërvitur me skuadrën në pjesën më të madhe të seancës.
Procesi i riaftësimit të belgut po ecën mirë dhe Spalletti “fërkon duart”, pasi mund të grumbullojë futbollistin për ta pasur të paktën në stolin rezervë, për sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj “Granatave”.
Interi do të kërkojë 3 pikët ndaj Torinos, pasi Spalletti e ka të qartë se një tjetër rezultat negativ në këtë start kampionati, do të ndikonte negativisht në aspektin psikologjik dhe do të komplikonte ecurinë e skuadrës gjatë sezonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img