22,07,2025

Institucionet në Ferizaj bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, ka mbajtur sot një takim për të diskutuar situatën e krijuar nga temperaturat e larta dhe thatësia e madhe që po mbretëron në këtë periudhë.

Tema kryesore e diskutimit ishte rritja e kujdesit dhe sensibilizimi i qytetarëve për rrezikun e lartë të zjarreve në natyrë, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.

Pas takimit, institucionet pjesëmarrëse kanë dalë me një apel të përbashkët për qytetarët, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe ekziston rrezik i shtuar për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me bar të thatë, fushat malore dhe pyjet përreth.

Për të shmangur pasoja të rënda që mund të rrezikojnë jetën, pronën dhe mjedisin, qytetarëve u kërkohet që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale në çdo veprim.

Masat që kërkohet të respektohen janë:

  • Të mos ndizen zjarre në natyrë, qoftë për qëllime rekreative apo bujqësore.
  • Të mos hidhen cigare të ndezura, fishekzjarrë apo materiale të djegshme në ambiente të hapura.
  • Të bëhet kujdes me pajisjet elektrike dhe mekanizmat e punës që mund të shkaktojnë zjarr.
  • Në rast të vërejtjes së tymit apo zjarrit, të njoftohen menjëherë shërbimet emergjente në numrin 193, policia në 192, apo Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në 048 111 161.

Në përfundim të takimit u theksua se sensibilizimi i vazhdueshëm i qytetarëve, së bashku me koordinimin dhe angazhimin e përbashkët të institucioneve përgjegjëse, janë çelësi për parandalimin dhe menaxhimin efektiv të zjarreve.

Institucionet përkatëse do të vazhdojnë me masa të shtuara të kontrollit dhe me fushata ndërgjegjësuese në terren, për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

Bashkëpunimi dhe vetëdija qytetare janë thelbësore për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Drejtorët e shkollave të Ferizajt paraqesin kërkesat në dëgjimin buxhetor për vitin 2026

Paraditen e sotme është mbajtur dëgjimi buxhetor me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img