27,12,2024

Institucionet e Kosovës, nuk ndihmuan të sillen trupat e pajetë të viktimave të Munihut

Must Read

Sot kanë ardhur në Kosovë familjarët e Armela Segashit nga Podujeva, por ata nuk janë pritur në Aeroportin e Prishtinës nga asnjë zyrtar i shtetit të Kosovës.

Në mungesë koordinimi në mes familjarëve për varrimin e të vrarëve në Munih, familja Zabërgja nga Vushtrria dhe ajo Segashi nga Podujeva, kanë kërkuar ndihmë në Indeksonline për caktimin kohës së varrimit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe as ajo e Diasporës, nuk kanë shfaqur as më të voglin interesim për kosovarët e vrarë në sulmin e Munihut.

Ndërsa as Ministria e Punëve të Jashtme dhe as ajo e Diasporës nuk kanë qenë në dijeni se as kur do të varrosen kosovarët e vrarë në Munih, raporton Indeksonline.

Familjarët e viktimave kanë thënë për Indeksonline se nuk janë ndihmuar as në organizimin e kthimit të kufomave, ndërsa shpenzimet i kanë hequr një pjesë e kosovarëve që jetojnë në Munih.

Pavarësisht që Kosova ka ministri të veçantë që merret me diasporën, fëmiljarët e viktimave nuk janë ndihmuar në asnjë formë për kthimin e të vdekurëve.

Më herët familja Segashi përmes një njoftimi ka thënë se nuk kërkojnë ndihmë financiare, por morale.

Trupat e pajetë të Armela Segashi, vajzës nga Podujeva, bashkë me të Diamant Zabërgjës dhe Sabina Sulajn, pritet që sonte rreth mesnatës të kthehen në atdhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img