04,05,2024

Inspektori sanitar me kontrolla të shumta tek subjektet afariste

Must Read

Drejtuesit ë inspektoratit sanitar në Komunën e Ferizajt, përmes një konference për gazetarë kanë njoftuar se gjatë vitit që sapo lame pas, kanë pasur kontrolla të vazhdueshme tek subjektet afariste që aferojnë në qytetin tonë.

Sipas Enver Sopës inspektor sanitar vetëm gjatë vitit 2016 janë kryer rreth 900 kontrolla me procesverbale të formuara nëpër këto subjekte afariste.

“Gjatë këtyre kontrollave janë konstatuar gjendje të ndryshme e me ç’rast kemi lëshuar 240 vendime për eliminimin e parregullsive në të cilat kemi hasur ne terren. Prej këtyre vendimeve gjendja është përmirësuar, por kemi pasur raste kur është dashur të behet edhe shqiptimi i gjobave për subjektet afariste, ku ne kemi arrit të formulojmë edhe 43 fletëparaqitje edhe për në gjykatë”, ka thënë Sopa.

Gjatë kësaj periudhe inspeksioni sanitar ka bërë kontrolla sistematike edhe tek Fabrika e Ujit në Pleshinë, por edhe tek ujësjellësve lokal me ç’rast gjendja është cilësuar mjaft e mirë.

U bë e ditur se inspeksioni sanitar gjatë vitit të kaluar ka hasur edhe në artikuj të ndryshëm ushqimor të cilët janë larguar prej qarkullimit për shkak të afatit të skaduar, por edhe të dëmtuara. Vetëm gjatë vitit që sapo lame sasia e artikujve të asgjësuar përfshinë një vlerë diku prej 267 mijë e 100 euro mall të asgjësuar.

Fotografia e Komuna Ferizaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img