15,11,2024

Inspektorët mbyllin 4 lokale për kushte higjienike, dyshohet edhe për dukuri devijante

Must Read

Mbyllen lokalet përballë SHFMU “Tefik Çanga” për shkak të dyshimeve për zhvillimin e dukurive devijante dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare
Me urdhrin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe vendosmërinë e tij për të vendosur rregullin dhe zbatimin e ligjit, pasditen e sotme Inspektorati Komunal ka zhvilluar një aksion në disa lokale në qendër të qytetit, gjegjësisht në zonën përballë shkollës fillore mesme të ulët “Tefik Çanga” për të inspektuar kushtet higjieno-sanitare, dokumentin e pëlqimeve si dhe librezën sanitare të këtyre bizneseve, me ç’rast bazuar edhe nga raportimet e qytetarëve për dyshimet e zhvillimit të dukurive devijante në këto lokale dhe mungesës së dokumentacionit të nevojshëm janë mbyllur 4 nga 6 lokalet e inspektuara.
Gjatë inspektimit të këtyre lokaleve nga inspektorët sanitar dhe të tregut ka rezultuar se ato nuk përmbushin kushtet minimalo-teknike higjieno-sanitare dhe sipas raportimeve nga banorët e zonës, ka dyshime edhe për zhvillimin e dukurive devijante.

Lidhur me këtë aksion, Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha ka deklaruar “Inspektorati Komunal është më aktiv se asnjëherë më parë, kjo me mbështetjen direkte nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu.
“Edhe sot, në vazhdën e aktivitetit inspektues kemi ndërmarr një aksion për kontrollin e disa lokaleve përballë shkollës fillore “Tefik Çanga”, zonë kjo që edhe më herët është raportuar nga qytetarët për dyshimet se po zhvillohen aktivitete devijante dhe të rrezikshme për shkak afërsisë që ka me shkollën. Ne sot kemi mbyllur 4 nga 6 lokalet që kemi inspektuar, për faktin se nuk kanë plotësuar kushtet higjieno-sanitare dhe kanë mungesa të dokumentacionit. Jemi të vendosur të zbatojmë zotimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për ta kthyer rendin dhe për të mbrojtur interesin qytetar përmes aktiviteteve tona inspektuese. Ky aksion do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në zona të tjera të qytetit si dhe me një koordinim më të gjerë edhe me mekanizma të tjerë institucional, gjegjësisht të sigurisë dhe të drejtësisë. Përkitazi me këto raste ne do të shqiptojmë gjoba administrative-mandatore. Presim që edhe organet e drejtësisë përkitazi me këto raste, pas hetimit, të shqiptojnë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi në vendin tonë,” u shpreh koordinatori Berisha.

Ky aksion dhe aksione të ngjashme do të realizohen në vazhdimësi. Inspektorati Komunal është më prezent se asnjëherë më parë në gjithë territorin e Ferizajt duke realizuar aktivitete në fushë të ndryshme të inspektimit, kjo pas riorganizimit me qëllim fuqizimi të këtij mekanizmi mjaft të rëndësishëm për zbatimin e ligjit, iniciativë kjo e ndërmarr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Komuna e Ferizajt, fton organet e sigurisë dhe të drejtësisë që të bashkëpunojnë ngushtë në luftimin e dukurive devijante dhe rasteve të shkeljes së ligjit. Gjithashtu, një mbështetje të fuqishme institucioni i Komunës në këto aksione, pret edhe nga denoncimet e qytetarëve për të lehtësuar dhe evituar në kohë reale këto shqetësime dhe raste të shkeljes së ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img