27,11,2024

Inspektorati i Ferizajt do t’i shqiptoj gjobë 100 euro, ndotësve të rrugëve me baltë dhe mbetje ndërtimi

Must Read

Pakos së qeverisjes lokale për ruajtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta i shtohet edhe një masë e re, zbatimin e së cilës do ta bëjë Inspektorati i Komunës së Ferizajt.

Fjala është për parandalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe të tjera, të cilët ndotin rrugët publike, duke dal pa pastruar mjetin transportues të punës nga vendpunishtet e ndryshme.

Ky fenomen i hasur kryesisht në zonat e ndërtimit të objekteve të larta kolektive në zonën urbane, ku rrugët janë të dëmtuara, të ndotura nga mbetje ndërtimi, baltë nga vendpunishtet dhe papastërti të tjera, tashmë do të ndëshkohet nga Inspektorati i Komunës, në zbatim të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore. Gjoba e paraparë sipas legjislacionit në fuqi ndaj ndotësve për këtë fenomen është 100.00€.

Nga java e ardhshme, inspektorët e mjedisit do të dalin në terren që të vëzhgojnë nga afër zbatimin e kësaj mase, ndërsa për mosrespektimin e saj do të aplikohen gjoba mandatore.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës njofton se kjo masë është ndërmarr pas një analize që i është bërë këtij fenomeni, kur kihet parasysh se Ferizaj është qendra me vlugun më të lartë të ndërtimit në nivel vendi, andaj një masë e tillë është e domosdoshme për të garantuar nivelin e pastërtisë në rrugët publike.

Kujdesi ndaj mjedisit është detyrim i të gjithë qytetarëve, andaj në funksion të saj, Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla në mënyrë që Inspektorati i Komunës të veproj mbi shkelësit e kësaj mase në dobi të mjedisit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img