07,07,2025

Inspektohen thertoret e qytetit

Must Read

Ferizaj.26.01.2018. Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, i shoqëruar edhe nga inspektori i veterinës Elham Luzha kanë vizituar disa thertore të qytetit.
Drejtori Bajrami, drejtuesit e thertoreve të qytetit i njoftoi se këto vizita do të jenë të rregullta në mënyrë që të dihet saktë se me çka ushqehen qytetarët ferizajas.
Ai tutje u shpreh tejet i kënaqur me atë që qytetarët ferizajas furnizohen me mish cilësor dhe të kontrolluar vazhdimisht.
Drejtori Bajrami gjatë takimit që pati me pronarin e thertores “Lybeteni” shprehu gatishmërinë që të rritet niveli i bashkëpunimit, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të funksionimit, të gjitha këto me qëllim që mishi dhe nënproduktet e mishit të kenë kontroll të veçantë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img