19,11,2024

Inspektohen Qendrat Tregtare ferizajase për mbishkrimet antikushtetuese

Must Read

Gjendja vlerësohet nën kontroll, por produktet e hyra pas datës 19 nëntor me këtë mbishkrim do të konfiskohen.
Inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me inspektorët komunal të Ferizajt kanë ndërmarrë sot një aksion nëpër qendra të ndryshme të Ferizajt, për të parë gjendjen e produkteve të cilat po shiten mbi mbishkrimet antikushtetuese Kosova dhe Metohia apo Kosova Unmik.


Lulzim Syla kryeinspektor në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë po konstatohet një gjendje e kontrolluar kënaqshëm dhe po mbulohen këto mbishkrime aty ku po hasen, ndërkaq u ka bërë më dije të gjithë tregtarëve se produktet e hyra në treg më këto mbishkrime pas datës 19 nëntor do të konfiskohen.
Ndërkaq koordinatori i inspektoratit komunal në Ferizaj Ridvan Berisha pohon se inspektorët e këtushëm janë në inspektime të vazhdueshme kurse edhe bizneset po informohen vazhdimisht me urdhëresën më të re për mbishkrimet antikushtetuese.


Kurse tregtarët thanë se kanë pasur mjaft vështirësi që të kontrollojnë të gjithë artikujt që kanë qenë më mbishkrimet antikushtetuese por janë mobilizuar mirë dhe ia kanë dal. Zgjim Musliu nga qendra tregtare “Interex” tha se në këtë qendër nuk ka ndonjë produkt me këto mbishkrime.


Bazuar në Lëvizjet e fundit ekonomike dhe masat ndaj produkteve të Serbisë në qarqet e ndryshme janë paraqitur shqetësime se mund të ketë ngritje çmimesh, por aktualisht në tregun e Ferizajt, thuhet se nuk është vërejtur ndonjë rritje e theksuar kurse pas një kohe pritet të ketë lëvizje për shkak të rritjes së taksës doganore për produktet që hyjnë nga Serbia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img