27,11,2025

Inspektohen punimet në rrugën “Sali Çekaj”

Must Read

Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sali Çekaj”, rrugë kjo e rëndësisë së veçantë për komunitetin dhe këtë zonë në përgjithësi.
Gjatë këtij inspektimi, punëkryesit njoftuan hollësisht Kryetarin e Komunës Agim Aliu, për evoluimin e këtij projekti, ritmin e punës dhe punët e përfunduara.
Me këtë rast, edhe Kryetari i Komunës, Agim Aliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e punës dhe cilësinë e punimeve duke theksuar se Komuna e Ferizajt është e vendosur që çdo projekt infrastrukturor ta mbikqyrë vazhdimisht, veçanërisht në cilësinë e punimeve për të siguruar përfundimin me kohë, të plotë e sipas standardeve të projekteve infrastrukturore të filluara.


 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img