20,11,2024

INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale

Must Read

Organizata e Iniciativa për Progres e njohur si INPO ka publikuar sot dokumentin të njohur si “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj”, i hartuar në bazë të një ankete të zhvilluar me qytetarët e komunës së Ferizajt gjatë mujait maj.

Me këtë rast para të pranishmeve është thënë se ky dokument specifikon gjendjen në15 fusha, ndërsa në anketim u bë e ditur se kanë marrë pjesë 400 respodent.

Drejtoresha e kësaj organizate, Albulena Nrecaj, në hapje të këtij prezantimi ka thënë se bazuar në rezultatet e këtij anketimi, mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale ka dalë që të jetë 43. 72 përqind, ndërsa shkalla e paknaqshmërisë arrinë në masën 47, 24 përqind.

“Të dhënat tregojnë rezultatet në punën e institucioneve, transparencën dhe vendimarrjen. Nga kjo ka dalë që pothuajse tre të katërtat e qytetarëve janë të pakënaqur me punën Kuvendit Komunal dhe drejtorive komunale, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve të komunës janë të pakënaqur me punën e kryetarit “ ka thënë Nrecaj.

Edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Avni Sahiti, ka vë në dukje se së fundi ka një rritje të performancës së institucioneve lokale të pushtetit. Ai ka sjellur edhe statistika duke shtuar se gjatë vitit të kaluar niveli i performancës së komunave është rritur në masën 16%. “Ka një rritje të performancës së institucioneve të pushtetit lokal, kjo ka ardhur i rezultat i punës së tyre: ka shtuar ai, teksa ka thënë se rezultatet e këtij anketimi të INPO pothuajse korrespondojnë në shumë fusha me ato të INPO-s.

Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky raport e ka rëndësinë e vet dhe mund t’i shërbej për së miri punës së institucioneve të pushtetit. Ai ka lënë të kuptoi se ky dokument i publikuar do të jetë pjesë e një analize të kabinetit të tij qeverisës.

”Jemi të interesuar t’i analizojmë një për një indekset e kësaj matjeje në të gjitha fushat për të nxjerrë konkluzione për punën e drejtorive. Dokumenti si i tillë do të shërbejë si element edhe gjatë hartimit të politikave publike” ka nënvizuar Svarqa, ndërsa ka shprehur edhe mospajtime me pjesë të këtij dokumenti në disa fusha, për të cilat siç tha disa organizata të huaja tashmë kanë dhënë vlerësime pozitive, siç është GIZ-i gjerman, UNDP-ja dhe USAID-i.

“Mendoi se perceptimi i qytetarëve përmes këtij anketimi nuk është vetë realiteti. Fakti se në anketim thuhet për nivelin e lartë të mostransparencës, lë me kuptuar se si qytetarët kanë një perceptim për punën e institucioneve lokale” ka thënë Svarqa, duke sjellur me këtë rast çështjen e ndriçimit publik i cili sipas organizatave të lartcekura vlerësohet si ndër më të mirë në Kosovë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img