26,12,2024

INPO kërkon anulimin e vendimit për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejet ndërtimore

Must Read

Organizata INPO reagon ndaj vendimit të jashtëligjshëm të Kuvendit Komunal të Ferizajt për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejen ndërtimore të kategorisë II vendim ky, të cilin kërkon të të anulohet dhe zbatohet ligji.
Kuvendi komunal në mbledhjen e katërt (IV) të rregullt, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës ka marr vendim për lejimin e pagesës së lejeve ndërtimore të kategorisë II (ndërtime të larta), me katër këste. Sipas këtij vendimi (i) kësti i parë paguhet në shumën e 40% të vlerës së përgjithshme para lëshimit të vendimit për leje ndërtimore, (ii) kësti i dytë, 20% e vlerës së përgjithshme paguhet katër (4) muaj pas datës së vendimit të të lejes, (iii) kësti i tretë, 20% e vlerës së përgjithshme (pjesa e mbetur) paguhet tetë (8) muaj pas datës së vendimit dhe (iv) kësti i katërt i i vlerës së përgjithshme paguhet dymbëdhjetë (12) muaj pas datës së vendimit të lejes ndërtimore.
INPO vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-110 për Ndërtim dhe UA i MMPH 06/2017 për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I-rë dhe të II-të të ndërtimeve, të cilët e obligojnë komunën të lëshojë leje ndërtimi për kategorinë II, vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet ndërtimore dhe të jetë ofruar dëshmia e pagesës për taksën e lejes ndërtimore. Tutje, neni 3, i këtij UA i ndalon komunës në mënyrë taksative që të kërkoj procedura apo dokumente shtesë për leje ndërtimore, të cilat nuk janë paraparë ose lejuar në mënyrë specifike me këtë UA.
Vendimi përveç se është i kundërligjshëm, ai cenon edhe parimin fundamental kushtetues, atë të barazisë para ligjit, meqë ky vendim diskriminon qytetarët e Ferizajt, të cilët aplikojnë për leje ndërtimi të kategorisë së I-rë.
Në anën tjetër, kjo praktikë jo ligjore është zbatuar edhe nga pushteti i kaluar në Ferizaj. Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e saj të auditimit të pasqyrave vjetore financiare tw komunws se Ferizajt për vitin 2017, ka gjetur se, së paku në pesë (5) raste komuna ka lëshuar leje ndërtimi të kategorisë II, pa u kryer të gjitha pagesat. Si pasojë, komuna nuk ka arritur t’i inkasoj rreth 171, 164 euro vetëm nga këto pesë (5) leje ndërtimi.
INPO kërkon që urgjentisht ky vendim të anulohet nga vet kuvendi komunal dhe nga ministria e linjës. INPO kërkon që shqyrtimi i lejeve të ndërtimit të bëhet vetëm nën frymën e ligjit dhe parimit të transparencës në procedurat administrative.
Kjo praktikë sistematike e kundërligjshme e pushteteve në Ferizaj lidhur me menaxhimin dhe administrimin e parasë publike duhet të jetë subjekt i hetimeve nga Prokurori i Shtetit, të cilit INPO i bën thirrje që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të siguruar sundimin e ligjit dhe të siguroj qytetarët e Ferizajt se buxheti i komunës nuk është dëmtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img