23,01,2026

Inkurajohen të gjithë ata që kanë ide inovative të aplikojnë në projektin “Komuna për të Rinjtë”

Must Read

Në kuadër të projektit “Komunat për të Rinjtë”, gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu me bashkëpuntorët e tij, ka pritur në një takim informues koordinatoret e këtij programi, Florentina Hajdari Hajra – koordinatore M4Y, Mimoza Morina – monitoruese dhe vlerësuese e programit, Arlinda Koshi – specialiste e ngritjes së kapaciteteve si dhe Fatmire Berisha – koordinatore e Komponentit 1.

Ferizaj është përfituese në mesin e 10 komunave të tjera, program ky i financuar nga Qeveria e Japonisë, nëpërmjet mbështetjes së marrë nga Fondi i Zhvillimit Social të Japonisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si agjenci zbatuese dhe CDF si partner zbatues.

Gjatë takimit u diskutua rreth programit, mënyrës së aplikimit dhe mbështetjen institucionale që komuna do t’ju ofrojë të rinjëve aplikues dhe atyre që do të jenë përzgjedhës. Me këtë rast janë inkurajuar të gjithë ata që kanë ide inovative të aplikojnë duke hapur mundësi për ndryshime pozitive në shoqëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img