25,12,2024

Inkrementalizmi dhe agonia qytetare

Must Read

Inkrementalizimi vije në shprehje kur vendim-marrësit që udhëheqin me politikat publike nuk janë ose nuk duan të ballafaqohen me realitetin publik, që donë të thotë se nuk i zgjedhin problemet shoqërore por krijojnë probleme artificiale, ose raste problematike të kontrolluara. Kjo praktikë haset më së shumti në shtetet e dala nga blloku socialist e sidomos ato të Evropës juglindore, ku udhëheqësit politik edhe më tutje dëshirojnë ta ruajnë komoditetin e tyre. Problemi jetik me të cilin ballafaqohen sot politikanët ne shtetet e ashtuquajtura në tranzicion (përfshirë këtu edhe Kosovën) me se miri i shpjegon ish presidenti çek Vaclav Havel “Shumica beson se pushteti është në duart e atyre që nuk mund tu besohet, sepse brenga kryesore e tyre është karriera dhe interesi i tyre, e jo interesi i qytetarëve. Mendimi që përhapet tek “qytetarët” është se ja vlen të vidhet dhe të gënjehet! Shumica e politikanëve dhe nëpunësve shtetëror janë të korruptuar edhe pse partitë politike deklarojnë se kanë qëllime te sinqerta dhe të ndershme”

Kjo ndjenjë qytetare vjen si pasojë e një agonie (përgjumje nga humbja e shpresës) e që buron nga mendësia  inkrementaliste e qeverisjes mbi bazat ditore, pa një plan afatgjatë në funksion te politikave socio-ekonomike që realisht do të përmirësonin jetën e qytetarit. Siq thekson edhe enciklopedisti i njohur amerikan Andrew Heywood “hartuesit e politikës me frymë inkrementaliste kanë prirje të fortë të merren më shumë me politikat ditore se sa të kenë një vizion afatgjatë. Energjia e tyre përqendrohet më shumë në mbajtjen e anijes në kurs sesa reflektimi se ku na dërgon ai kurs”.

Këtij kursi i duhet një “reset” rivendosje, e kjo mund të ndodhë vetëm me angazhimin e një klase të re politike dhe pa përvoje në sistemin ekzistues. Gjykuar në aspektin historik ndryshimet më të mëdha pozitive në historinë e popullit shqiptar kanë ndodhur pikërisht me iniciativa rinore dhe studentore.

Vendit i duhet një gjeneratë e re politikanësh profesionist me koncepte të reja, strukturë të re dhe një etikë politike, politikan që kanë vullnet të zbresin qeverisjen në nivelin e prekshëm për qytetarin. Ne kemi analist me bollëk, por na duhen njerëz kryesisht të rinj që kanë energjinë të veprojnë dhe bëjnë ndryshime pozitive drejt suprimit të politikave inkrementaliste.

 

Flamur Dugolli

(Autori është nënkryetar i partisë Republikanët e Kosovës dega ne Ferizaj)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img