Mosreprezantimi edhe kësaj radhe i diaspores në organet ligjëmarrëse dhe qeverisëse si dhe pamundësimi në plotni për të ushtruar të drejtën e votës (përkunder afatit të shkurte ligjor) është edhe një shkurtëpamësi e radhës e kastës politike.
Mërgata Shqiptare që nga Rilindja Kombëtare e deri sot ishte prezente dhe vendimtare në të gjitha fazat e çlirimit dhe krijimit të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës.
Injorimi i një kapitali kaq të madh material dhe intelektual që sot ka marrë përmasa të mëdha sidomos me gjeneratat e fundit që po shkelqejnë nga sukseset në domene ekonomike, kulturore, shkencore etj. është aventuré e rrezikshme që mundet t’i kushtojë shtrenjtë te dy shteteve të brishta që aq shumë varen edhe nga remitencat e të mos flasim për investimet tjera që prodhojnë rritje buxhetore.
Mos harroni edhe një fakt se edhe 10 vjet do t’i keni efektive gjeneratat që kane linde dhe rritë në diaspore. Kosova është për ta vetëm vendlindja e babës e jo e tyre dhe nëse silleni me ta në këte formë injoruese dhe nëse nuk dini me i joshë do të keni probleme.
Ata nuk jane si ne , ata ju qojnë ne farë të specit dhe kontributin e tyre e derdhin aty ku e shohin interesin dhe prosperitetin e tyre. Ka rrezik që as per pushime nuk ju vijnë.
Urojë që të kthjelleni për të mirën e këtij vendi dhe të ardhmen e femijëve tuaj.
Mos e injoroni diasporën
Ilaz Hysaj.