05,09,2025

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

Must Read

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka gjetur një armë zjarri në një shtëpi në Han të Elezit, pasi kishte pranuar informacion se një 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Përmes komunikatës për media bëhet e ditur se në lidhje me këtë Policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH. është iniciuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar”, thuhet në komunikatë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img