Sipas këtij raporti, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025.
Ndërkaq, inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin shkurt 2026.
Rritja e çmimeve nga 2025 në 2026 për 6%, sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %).
Po ashtu, çmimet janë rritur edhe për pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %); qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %).

