11,09,2025

Infermieret ferizajase më të mirat në gjithë Kosovën për shërbimin e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë

Must Read

Grupi i infermiereve nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe qendrat e tjera të cilat realizojnë vizita shtëpiake për nëna dhe fëmijë dhe me këtë rast japin këshilla të dobishme ka dalë të jetë më i miri në Kosovë nga një hulumtim i organizuar së fundi për këtë çështje.

Në një takim të mbajtur sot mes grupeve të këtyre infermierëve, zyrtarëve të komunës së Ferizajt , udhëheqësve të organizatës UNICEF dhe punonjësve të tjerë shëndetësor u bë e ditur se grupi i këtyre infermiereve për pak muaj ka përmbushur 97 përqind të objektivave të përcaktuara dhe rezultatet nga tereni janë mjaft të kënaqshme.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të QKMF-së Ibadete Bucaliu Ismajli ka thënë me këtë rast se janë zbatuar me përpikëri standardet e programit dhe tani Ferizaj duhet të merret si shembull për komunat e tjera.

“Ky program i ka standardet e veta dhe ne jemi mundu me i respektu duke i decentralizu shërbimet e gjithë rrjetit të kujdesit parësor shëndetësor. Grupi i këtyre infermiereve është plotësisht funksional dhe ka vizita të përditshme nëpër shtëpi ndërsa ne në të ardhmen mendojmë që ta zgjerojmë dhe ta fuqizojmë sa më shumë” u shpreh drejtoresha Ismajli e cila dukej mjaft e kënaqur nga këto arritje.

Edhe përfaqësues të organizatës ndërkombëtare UNICEF lavdëruan punën e bërë nga punonjësit shëndetësor në Ferizaj. Ata treguan se kjo organizatë ka qenë një mbështetëse e programit, por që edhe entuziazmi i infermierëve në Ferizaj dhe në komunat tjera ka bërë të suksesshëm këtë projekt.

“Lirisht mund të themi se Ferizaj ka ec larg me shërbimin e vizitave shtëpiake dhe këtë e ka bërë zbatimin me përpikëri I programit e këmbëngulësia e këtyre punonjësve. Mbështetja jonë nuk do të mungojë prandaj shpresojmë . në rezultate edhe më të mira “ tha Dr. Agron Halitaj.

Vizitat shtëpiake në teren janë bërë së fundi një shërbim mjaft i qëlluar sepse qytetarët tashmë e kanë një adresë të afërt për këshillime shëndetësore, por edhe roli i infermierëve po fuqizohet edhe më tutje.

Në takimin e sotëm u diskutuan përvojat e infermierëve të këtij shërbimi nga 8 komunat e Kosovës dhe u kërkua më shumë përkrahje në tejkalimin sfidave që paraqet puna në teren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img