20,11,2024

Indoktrinimi fetar dhe pasojat e tij për sigurinë e shtetit

Must Read

Tashmë pranohet botërisht se shkaktari thelbësor i terrorizmit është i natyrës ideologjike, prandaj duhet ta kemi parasysh që veprimtaria apo masat kundër këtij fenomeni duhen përshtatur ashtu siç lypset për t’iu kundërvënë suksesshëm kësaj dukurie antinjerëzore. Ideologjia e cila po i shtynë të rinjtë deri në sulme terroriste, bazën e ka në devijimet dhe keqinterpretimet e porosive të fesë islame. Mashtruesit që manipulojnë të rinjtë, përdorin metoda të ndryshme për t’i indoktrinuar dhe për t’ua shpëlarë trurin të rinjve.

Ajo që duhet ditur dhe kuptuar një herë e mirë lidhje me këtë problematikë është fakti që, rinia nuk mund të mbrohet nga indoktrinimi i cili vjen si pasojë e ideologjisë të bazuar në devijimet dhe keqinterpretimet fetare me veprime joadekuate. Asnjëherë nuk mundet të arrihet sukses duke arrestuar dhe burgosur radikalistët, nëse krahas këtyre masave nuk tentohet të binden se ajo që janë duke e bërë në emër të fesë është gabim. Nëse veprohet vetëm me arrestime dhe burgosje, e nuk punohet me të arrestuarit dhe të burgosurit për radikalizëm, ka gjasë që të ketë kundërefekt në personat e arrestuar. Pse mund të ndodh një gjë e tillë? Sepse të arrestuarin për veprime radikale apo terroriste e ke futur në burg së bashku me bindjen që ai ka pasur edhe jashtë burgut, pra radikal apo terrorist ke arrestuar dhe radikal e terrorist ke futur brenda (në burg). Futja në burg e të tillëve, zgjon apo provokon edhe më shumë urrejtje tek personat e tillë dhe pastaj ata brenda burgut shpërndajnë bindjet e tyre radikale tek secili që u jepet rasti ta shpërndajnë, madje me zell edhe më të madh. Ambienti i burgut, ku dhe të mungojnë familjarët, të dashurit, miqtë, dhe secili tjetër që ti e do, e shkakton një nevojë që i burgosuri të gjejë mbështetje dhe dashuri diku, prandaj në të tilla ambiente, personat e indoktrinuar dhe me bindje radikale e shfrytëzojnë një mundësi të tillë dhe me lehtësi kthejnë nga vetja shumë të rinj brenda burgut që kurrë më parë nuk kanë dëgjuar apo nuk kanë praktikuar diçka nga feja dhe këtë e arrijnë në emër të fesë. Tanimë ka mjaftueshëm raste kur një person është futur në burg si një person që kurrë nuk ka praktikuar diçka nga feja dhe pas daljes nga burgu është shndërruar në praktikues të devotshëm fetar. Nuk ka asgjë të keqe që një person të filloj praktikimin e fesë në burg, mirë, ama nuk duhet assesi të dalin të indoktrinuar dhe të radikalizuar. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur futen në burg si të indoktrinuar dhe radikalizuar e nuk bëhet përpjekje për t’i deradikalizuar apo deindoktrinuar.

Si duhet të veprohet me këtë kategori? Gjithnjë duhet ta kemi parasysh që, krahas masave represive, duhet dhe madje është domosdoshmëri të veprohet me masa preventive, madje këto të fundit duhet të dominojnë. Duhet që në kuadrin e strategjive dhe planeve vepruese të parashihen ligjërime tek të gjithë ata që vërehen elemente radikale. Imamët duhet të veprojnë më fuqishëm gjatë ligjërimeve të tyre nëpër xhami, sepse ata janë më së afërmi me të rinjtë që mund të bien preh e mashtrimeve dhe që mund të indoktrinohen. Ligjëratat e ditës së xhuma do të kontribuonin kënaqshëm sa i përket deindoktrinimit dhe deradikalizimit. Askush më mirë sesa imamët nuk mund t’i bindë të indoktrinuarit se kanë devijuar nga feja. Zyrtarët e policisë, prokurorisë, gjykatave apo të shërbimit inteligjent, mund të jenë jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht, ama çështjet fetare nuk i zotërojnë. Prandaj, një mobilizim i imamëve do të ishte shumë i nevojshëm për ta parandaluar këtë dukuri, sepse ky fenomen bazën e ka në devijime fetare dhe janë pikërisht imamët ata që zotërojnë njohuri dhe argumente fetare që t’i bindin të indoktrinuarit se janë duke menduar dhe vepruar gabim. Gjithashtu brenda burgjeve duhet të punohet më shumë me të indoktrinuarit dhe të radikalizuarit. Në rend të parë duhet të selektohet literatura fetare, pastaj të ketë edhe trajtime në forma të ligjërimit grupor apo individual. Ligjëratat duhet të përgatiten me një bashkëpunim ndërmjet imamëve, psikologëve dhe

sociologëve, sepse vetëm kjo qasje mund të garantojë deindoktrinimin dhe deradikalizimin e të rinjve qofshin ata jashtë apo brenda burgut.

Shkruar nga Shkelzen Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img