19,05,2024

Incidente kriminale dhe lëndim i rëndë trupor gjatë 24 orëve në rajonin e Ferizajt

Must Read

Në 24 orët e kaluara Policia e Kosovës  ka raportuar se  në rajonin e Ferizajt  ka arrestuar një të dyshuar për sulm fizik dhe për raportim të mjeteve të pashpërthyera tek “Parku i Lirisë”
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Koshare Ferizaj, 05.08.2016-11:30.  Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. I njëjti pas marrjes së ndihmës së par në emergjencën e Ferizajt është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Fsh. Koshare Ferizaj, 05.08.2016-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETEVE  TË PA SHPËRTHYERA
Parku i Lirisë, Ferizaj, 05.08.2016 – 08:10.  Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë punimeve në rrugë kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti për deminim i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img