Inatet personale të politikanëve dëmtojnë rëndë shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëveNë shtetet demokratike mund dhe ndonjëherë duhet të ndodhin situata politike të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Kosovë (protesta, bllokime institucionesh, etj.) Mirëpo, të përsëriten shpesh dhe kjo të ndodh vetëm për arsye të inateve personale, klanore e partiake, e të mos merret fare në konsideratë interesi shtetëror e kombëtar, kjo mandej kalon në një nivel shqetësues dhe tejet të rëndë për qytetarët dhe shtetin. Aktualisht, sjelljet e politikanëve tanë më shumë janë duke ngjasuar me lojëra fëmijësh dhe veprime puro të interesa personale, klanore e partiake, sesa me veprime të politikanëve që kanë hallin e popullit. Veprime politike të këtij lloji çfarë janë duke ndodhur në Kosovë, janë shndërruar në torturë psiqike për qytetarët. Dikush mund të thotë se, edhe shtete me një demokraci të avancuar, siç janë Belgjika e Italia kanë pasur bllokada institucionale dhe shkuarje të shpeshta në zgjedhje, po, kjo është e vërtet, por të përmirësojmë dhe të ngrihet së pari nivel ekonomik dhe të ketë funksionim të kënaqshëm të ligjeve, si dhe të ulet papunësia dhe t’i kemi të rregulluara sistemin arsimor, shëndetësor, e social në Kosovë sikur në vendet e lartcekura, që qytetari i thjesht të mos ketë kohë të merret me politikë më shumë se vetë politikanët, por të jetë i angazhuar në punë e kënaqësi që ja ofron shteti dhe tek atëherë politikanët tanë të bëjnë veprime politike të ngjashme me ato shtete. Definitivisht politikanët tanë nuk e kanë luksin që t’i ekzagjerojnë bllokadat institucionale dhe t’i marrin shembull shtetet e avancuara, sepse veprime të tilla mund të kenë kundër efekt në zhvillimin e institucioneve dhe të shtetit. Gjithashtu, nuk duhet harruar politikanët që kanë marrë besimin qytetar se, ata janë aty ku janë për të bërë politik e cila konsiston në arsye e jo në inate personale, sepse politikat që konsistojnë në inate personale janë në të mirë dhe interes të armiqve të vendit tonë e jo në të mirën e qytetarëve që ju votuan. Prandaj, politikanët duhet ta thërrasin mendjen dhe arsyen dhe të veprojnë për të mirë të shtetit të tyre e jo për të mirën e armiqve.
Shkelzen Marevci