27,11,2024

Inagurohen varrezat e fshatit Dubravë

Must Read

Varrezat e fshatit Dubravë nga kjo e martë kanë marrë një pamje krejtësisht tjerë falë investimit që u bë në to nga një projekt i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkaq u implementua nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunën e Ferizajt, në kuadër të Programit të BE-së Kosova e Bukur II (EU-BK II) në komunën e Ferizajt.

Muharrem Svarqa

Në këtë inagurimi merrnin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian në krye me Christof Stock, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa,deputete të Parlamentit të Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

Me këtë rast shefi i zyrës ndërlidhesë të Bashkimit Evropian në Kosovës Christof Stock, ka thënë se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për banorët e këtij fshati.

“Është problem që të flasim për realizimin e projekteve qysh në fillim, por nga kjo që po shohim mund të themi se kjo është pjesë e jetës sonë. Mendojë se kjo është shumë e rëndësishme për mënyrën e jetesës ku edhe familjarët mund të kenë se ku të vine dhe t’i vizitojnë të dashurit e tyre”, ka thënë Stock, duke shtuar se në realizimin e këtij projekt ka qenë edhe pjesa tjetër e bukur sepse janë punësuar një numër i punëtorëve.

Ndërkaq ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi, ka thënë se në realizimi e këtij projekt, ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Komunës.

Muharrem Svarqa

“Ky projekt ashtu siç e ka emrin ‘Kosova e bukur” gërsheton edhe atë që është synuar. Këtë po e shohim në dy aspekte, një që është bërë një projekt shumë i mirë për fshatin dhe komunitetin, ku shpresojë që të gjithë ata që kanë kontribuar do të angazhohen edhe për mirëmbajtjen e varrezave. Unë shpresojë që projekte të tilla nuk do të ndalen, dhe projekte të tilla do të shërbejnë jo vetëm për Ferizajn, por edhe për komunat tjera ku ekziston një bashkëpunim i shumëfishtë qeveri, komuna, donatorë në këtë rast për të mirën e qytetarëve të Ferizajt”, ka thënë Abrashi.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti.

“Renovimi i varrezave të Dubravës, është vetëm njëri nga projektet që është realizuar me bashkëveprimin e disa faktorëve. Komuna e Ferizajt ka shfaqur gatishmëri të vazhdueshme bashkëpunimi me të gjithë ata donatorë që kanë synuar përmirësimin e mirëqenies së popullatës, pavarësisht përkatësisë së saj etnike. Ky parim, pra, parimi i mosdiskriminimit të asnjë lloji, as pozitiv, as negativ, mendoj se është i drejtë dhe i përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej. Ashkanlinjtë, ashtu si edhe komunitetet tjera, duhet dhe besoj se tashmë e ndiejnë veten të lirë të marrin pjesë barabarësish në të gjitha rrjedhat politike, shoqërore, ekonomik, kulturore, arsimore e sportive të vendit tonë të përbashkët. Ata duhet t’i dalin zot vetes, në radhë të parë, duke u shkolluar, duke u dhënë fëmijëve të tyre një profesion dhe duke u kujdesur për jetët e tyre. Vetëm në këtë mënyrë, duke marrë pjesë aktive në rrjedhat shoqërore, të gjithë do të jemi të barabartë dhe nuk do t’i shikojmë ndryshimet tek njëri-tjetri”, ka thënë kryetari Svarqa.

U tha se renovimi i varrezave të Dubravës ka dëshmuar edhe një herë mundësinë e bashkëpunimit të suksesshëm të Komunës së Ferizajt me partnerë si Zyra e BE-së, IOM etj.

Para inaugurimit të varrezave të fshatit Dubrave kryetari Svarqa, ka pritur në një takim ministri e punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashin si dhe shefin e zyrës ndërlidhëse të Bashkimit Evropian, Christof Stock.

13446061_1066832010030378_1363063872_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img