Ina Shaqiri po tregohet një biznesmene e suksesshme. Ajo është duke e zgjeruar dita-ditës e më shumë biznesin e saj të organizimit të eventeve të ndryshme, InAlb Decor.
Sidomos në sezonën e verës, ajo është e përkushtuar 100 për qind në biznesin e saj, duke e shpenzuar krejt energjinë aty, për ta kryer punën si duhet dhe ajo ndihet e lumtur kur klientët e saj ndahen të kënaqur.
“Pasi që jam shuam e përkushtuar në biznesin tim, nuk i ndahem në asnjë minutë kompanisë sime InAlb Decor”, thotë fillimisht ferizajasja.
Për shkak të obligimeve me kompaninë, i ka lënë paksa anash profesionet tjera si moda e aktrimi, por që nuk i harron assesi ato.
“Moda dhe filmi për mua do të mbeten dhe kanë qenë vetëm hobi. Ndërkohë, kohën e lirë e shfrytëzoj me ndonjë reklamë të ndonjë dizajnerit apo dizajneres”, tregon ajo.
Ndër të tjera, Ina zbulon edhe projektet e fundit që i pati në fushën e marketingut.
“Pak ditë më parë i kam pasur edhe disa reklama për brendin MrRex Fashion, pastaj në sfilatë të Blerina Kllokoqi Rugova etj. Tash, deri në fund të muajit shtator do të jem vetëm në punën time, ku do t’i përkushtohem në maksimum InAlbit”, vazhdoi Shaqiri.
Ajo tregon se së fundmi kompania e saj është zgjeruar edhe më shumë dhe do të ketë më shumë punë, përkushtim, angazhim dhe përgjegjësi, të cilat i kërkon ky profesion.
“Çka vlen të ceket për InAlbin është se do të ketë shumë risi këtë sezon. Tash më mbetet që vetëm pas sezonës t’ju tregoj se çka ka të reja rreth InAlbit. Faleminderit për kohën që e ndatë me mua ju si medium”, ka përfunduar Ina.
Kompania InAlb, e cila tashmë ka bërë emër dhe famë në tërë Kosovën, për organizimet që i bën, merret me organizimin e eventeve të ndryshme siç janë: dasmat, fejesat, ditëlindjet, kanagjegjet, koktejet, lulet etj.
Nëse dëshironi që eventi juaj të jetë i paharrueshëm dhe i përmendur, ekziston vetëm një adresë: InAlb Decor.
Must Read